Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka komentuar reagimin e Elisa Spiropalit, për denoncimin në SPAK të qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dështimi i Ramës në 8 vite dhe humbja e pushtetit është arsyeja e nervozizmit të Elisa Spiropalit.
Sipas tij, ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.
Postimi i plotë:
Dështimi i Edi Ramës në 8 vite dhe humbja e pushtetit është arsyeja e nervozizmit të Elisa Spiropalit!
Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të PARA dhe PAS ZGJEDHJEVE TË 25 PRILLIT. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.
Elisa Spiropali e di se gjuha e padenjë në facebook dhe hetimi nga SPAK janë dy gjëra të ndryshme, prandaj është nervoze.
Kjo kohë e vështirë i ka bindur shqiptarët se politikanë si Edi Rama apo Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete, duke vrarë shpresën dhe mundësitë për shqiptarët. Kjo është arsyeja pse të rinjtë braktisin vendin, pse ekonomia është në krizë, pse shëndetësia është në kolaps, pse numri i të papaunëve është rritur. Njerëzit nuk duan të jetojnë në një kënetë, ku mbyten nga pak çdo ditë. Njerëzit duan ndryshim dhe PD është gati për ndryshimin!