
Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, ka sqaruar përplasjet e dhunshme që ndodhën dje në këtë qytet midis militantëve të dy partive të mëdha.
Ai tha në emisionin “Çim Peka live” se kryeministri Rama dhe Taulant Balla shoqëroheshin atë ditë nga kriminelë me eskortë dhe ata kanë provokuar duke bërë që të ndodhte ajo përplasje.
Sipas tij, policia e Elbasanit nuk reagoi dhe ende nuk ka filluar që të lëvizë gurët për zbardhjen e ngjarjes.
Gazment Bardhi: Se çfarë ndodhi dje në Elbasan ëshët sigurisht e filmuar. Ne kemi njoftuar për vizitën e Z. Basha në këtë ditë në qytetin e Elbasanit. Kishim një aktivitet në orën 10.00 te ish-Turizmi në Elbasan dhe qytetarët kishin dalë që të prisnin Z.Basha. Në mënyrë të paprecedentë më 30 vite, kryeministri Rama i shoqëruar nga banditë dhe nga anëtarë të një grupi të njohur të krimit në qytetin e Elbasanit, shëtiste në qytet dhe provokuan qytetarët. Slogani politik ‘Rama ik’ shoqëron vizitën e Z. Basha në çdo qytet të Shqipërisë, sikundër në çdo qytet ku qytetarët shikojnë Ramën, slogani ‘Rama ik’ është i pranishëm.
Në nuk kishim dijeni që Z. Rama do ishte në qytet në atë orë. E kemi marrë vesh pasi kishim përcaktuar agjendën e kryetarit të Opozitës. Ishte një skenar i përgatitur me kujdes nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të frikësuar qytetarët e Elbasanit. Ky është i vetmi skenar që u ka mbetur për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit në mungesë të llogarisë për 8 vite keqqeverisje. Ajo që është e pashpjegueshme dhe që nuk ka ende asnjë sqarim nga Kryeministri apo drejtuesi poltik i Elbasanit Taulant Balla është pse këta gangsterë, banditë të mirënjohur në qytetin e Elbasanit, ishin eskorta shoqëruese e Edi Ramës. Për çfarë arsye individë me rekorde të rënda kriminale ishin eskortë shoqëruese e Edi Ramës në Elbasan?
Edi Rama shoqërohet në vizitën e tij në ditën e Verës nga eksponentë të krimit të organizuar. Pastaj sajimet nga një person që është një manipulator i mirënjohur poltik nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Nuk ka pasur asnjë punonjës policie për të ndërhyrë gjatë dhunimit që këta eksponentë të krimit të organizuar u bënë qytetarëve të Elbasanit. Në këtë moment kemi një mungesë veprimi nga ana e policisë së shtetit, nga çdo drejtues i policisë së qarkut të Elbasanit. Krimi në Elbasan ka mbështetje nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Askuh nuk ka asnjë mundësi të intimidojë mbështetësit e PD.