Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Banorët e Bërxullës sërish në protestë, një qytetar nxjerr shishen e benzinës

Lajme të ngjashëm

Banorët e Bërxullës edhe këtë të dielë kanë dalë në protestë. Shkak i ngritjes në protestë është bërë ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar, pjesë e autostradës Milot –Fier.

Me ndryshimin e projektit banorët shprehen se parashikohet të shemben 20 banesa të tjera. Ata kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave për në Rinas.

Një nga banorët herën e  kaluar ka kërcënuar dhe në vetëflijim. Ai për media sit tha se nuk do ta bënte këtë gjë pasi i ka dhënë fjalën vajzës.

Mirëpo në një moment ai ka nxerrë një shishe me benzinë dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme për të parandaluar ndodnjë ngjarje të mundshme.

“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?!  Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge”, tha ai.

Më shumë