Një e dhënë nga Banka Botërore tregon se shoferët e kamionëve që kalojnë në kufijtë ballkanikë, harxhojnë në vit rreth 26 milionë orë – gati 3,000 vjet- për të qarkulluar mallrat e prodhimet e tyre.
Kjo shifër galopante, u shfrytëzua nga Antonella Bassani, zv.presidente e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë qendrore, për të treguar sesa i rëndësishëm është futja në BE e Ballkanit Perëndimor dhe tregu që do të sjellë me vete.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit, Bassani tha se integrimi ekonomik është një shtyllë esenciale për rritjen, krijimin e vendeve të reja të punës dhe prosperitetin.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të arrijnë mundësi duke adresuar kufijtë në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve duke modernizuar sistemet e pagesave, tha ajo gjatë samitit.
Sipas raportit të BB, diskutuar gjatë takimeve të procesit të Berlinit, reduktimi i kohës së pritjes në kufi nga 3 orë – që është diferenca ndërmjet përqindjes së kohës në Ballkanin Perëndimor dhe vendeve të OECD – mund të shtojë 3 përqind të rritjes së brendshme ekonomike, GDP në secilin nga 6 ekonomitë e këtyre vendeve në terma afatshkurtër.
Ndërsa integrimi në Bashkimin Europian do të sjellë përfitime me rritje prej 6 përqind. NDërkaq, vendet e BE fqinjë sic janë Rumania, Hungaria dhe Bullgaria mund të përfitojnë rreth 0.2 përqind falë rritjes së tregtisë me vendet e Ballkanit.
“Banka Botërore është duke punuar që tani me partnerët për të lehtësuar tregtinë dhe transportin në rajon nëpërmjet investimeve dhe reformave. Gjithashtu lpo mbështet ekonomike për të sjellë sistemin e pagesave më afër standarteve të BE dhe të përmbushin kushtet për integrimin në një zonë të pagesave euro (SEPA) që do të lehtësojë dhe reduktojë kostot edhe të reminitancave” thuhet në njoftimin për shtyp të Bankës Botërore pas takimit të sotëm gjatë procesit të Berlinit.
“Ballkani perëndimor ka një mundësi të jashtëzakonshme që të shtojë një treg prej 450 milionë njerëz. Eksperiencat në botë, ashtu sikurse në Ballkan kanë treguar se për rritjen e firmave dhe ekonomive është esenciale të aksesohen tregjet ndërkombëtare” tha Antonella Bassani, zv.presidente e Bankës. “Integrimi ekonomik parashikon një rrugë të shpejtë për adaptimin e teknologjive të reja, për rritjen e ideve dhe inovacioneve dhe për të rritur produktivitetin në ekonomitë me të ardhura të mesme”.