Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që të votojnë pro çeljes së negociatave.
Në një intervistë për Deutsche Welle Balla u shpreh i bindur se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të hapen brenda këtij viti.
Kreu i grupi të PS ka deklaruar mes të tjerash se deputetët e Bundestagut gjerman kanë qasje të ndryshme për çështjen e Shqipërisë.
“Unë besoj që ka një shumicë brenda Bundesatgut që do mbështesin procesin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Balla.
Balla po ashtu ka folur edhe për çështjen e opozitës e cila prej muajsh është tashmë jashtë Paralmentit, ndërsa nuk ka pranuar të futet të zgjedhjet e 30 qershorit.
Lidhur me këtë Balla u shpreh se ata gjithnjë kanë kërkuar dialog me opozitën.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për një dialog dhe besoj pa pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj të na ulin tavolinë. Të jemi bashkë, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se lidershipi i PD vijojnë qasjen e tyre kundër reformës në drejtësi duke artikuluar kërkesa që nuk të merren në konsideratë nga ana jonë’, ka thënë Balla.