Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
26 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Balla: Nuk do të shqyrtojmë asnjë shkresë të opozitës me firmën e “non gratës”, iu lamë kohën e duhur për Avokatin e Popullit

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli pas mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, duke thënë se asnjë shkresë e opozitës, e firmosur nga kreu i PD, Sali Berisha nuk do të merret në shqyrtim nga maxhoranca.

Ai tha në një komunikim me gazetarët  se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore, si dhe ftoi përfaqësues të Shoqërisë Civile, për të kandiduar për Avokat të Popullit. Sipas tij Partia Socialiste i la hapësirën e duhur opozitës për të zgjedhur Avokatin e Popullit, por sipas tij, nuk e shfytëzoi.

Balla: Është Firma, nënshkrimi i një personi të shpallur non grata nga SHBA. Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava.

E vërteta është që zotërisë në fjalë, cdo llloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal. Te kjo fazë jemi sot, por më e rëndësishme është një element tjetër. Në dhjjetor të këtij viti, kushtetuesja id ha të drejtë mazhorancës për një komision hetimor. Kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për t’i propozuar por kjo s’do të thotë që s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë.

Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente të gjitha vendimet e Kushtetueses në 20 vitet e fundit. Ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit. Ne do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore, të kemi një komision për adresimin e ndryshimeve. Kuvendi duhet të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese. Mendoj se në mënyrë urgjente ne do të kemi mundësinë për të ndryshuar ligjin për Komisionet Hetimore. Kuvendi është institucioni i parë që respekton vendimet e GJK.

Sapo të fillojë sesioni në datë 16, do të ketë një komunikim për çështjet ligjore, ky do të jetë një proces i hapur dhe sa më shpejt do t’i japim Shqipërisë Avokatin e Popullit dhe jo të PD. Opozita e pati gjithë kohën e nevojshme për t’iu dhënë popullit Avokatin,por nuk e shfrytëzoi. Ka një traditë që opozita  propozon avokatin. Gara do të jetë e hapur dhe ftoj përfaqësues të Shoqërisë Civile, sapo gara të shpallet e hapur, të vijë të kandidojë. Më thoni një kryetar grupi të PD që unë nuk kam bashkëpunuar.

Më shumë