Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar në PS, sot në Asamblenë Kombëtare të partisë ka deklaruar se grupi rozë do të dorëzojë në Kuvend javën e ardhshme një projektligj sipas të cilit, qytetarët nuk do kenë më nevojë për firmat e deputetëve për të jetësuar një nismë.
“Dua të informoj Asamblenë Kombëtare se më së fundi, grupi ynë do depozitojë javën e ardhshme një projektligj me nismën ligjvënëse të qytetarëve, më së fundi dicka që e kemi pasur në Kushtetutë që nga vitit 1999 tashmë do e bëjmë me një ligj të posacëm që qytetarët e thjeshtë nuk kanë nevojë për firmën e deputetëve por mund të ndërmarrin vetë një nismë ligjore të vetën për ta depozituar e miratuar në Kuvend, kjo është bashkëqeverisja me njerëzit”, tha Balla në Asamblenë Kombëtare.