Kadri dhe Klevis Forgali, babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se tregtonin monesha të vjetra floriri.
Burime për mediat bëjnë me dije se zanafillën e këtij operacioni e kishte para disa ditësh kun ë zonën e Komisariatit nr.2 në Tiranë disa qytetarë denoncuan se i kishin vjedhur banesën dhe i kishin marrë tre monedha të vjetra dhe disa bizhuteri.
Agjentët e policisë, pak ditë pas denoncimit, të njëjtat monedha i gjetën të reklamuara në një faqe online në Instagram, e cila shiste edhe produkte të tjera ari. Në këtë moment, përmes agjentëve të infiltruar, u bë e mundur blear e të njëjtave monedha.
Fillimisht efektivët takuan për të bërë blerjet e simuluara Klevis Forgalin, ndërsa pasi u bindën se ishin të njëjtat monedha të vjedhura bënë edhe kontroll në banesë ku dhe gjetën 460 monedha të të tjera, të vjetra floriri. Babë e bir dëshmuan para hetuesve se tre monedhat i kishin blerë në zonën e Dollarit, duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me identitetin e personit që i vodhi në banesën e qytetarëve. Ndërsa, sa i përket monedhave të tjera të gjetura në banesën e tyre treguan se pjesën më të madhe të tyre i kanë blerë në Shkodër, por nuk kanë asnjë dokument për të vërtetuar këtë.
Burime nga policia bëjnë me dije se vlera e këtyre monedha shkon deir në 2 mijë euro për copë, ndërsa pjesa tjetër variojnë nga 500, 600 apo 700 euro.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gold coins”.
Shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).
Sekuestrohen 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.