Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Avokati mashtroi klienten dhe i zhvati 4200 euro për dy gjyqe, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit, pasi mashtroi një kliente duke i marrë shumën e parave dhe nuk kreu detyrimet ligjore.

Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Kovaçi, i cili i mori klientes shumën prej 4200 eurosh për të ndjekur dy çështje ligjore.

Nga veprimet hetimore rezulton  se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin Gëzim Kovaçi, për të ndjekur në gjykatë dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.

Njoftimi i Policisë: 

ELBASAN

I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet avokati.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit Gëzim Kovaçi, 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin Gëzim Kovaçi, për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë