Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar në Tiranë. Një mjet ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës.
Viktima është identifikuar si Hysni Vrapi, 63 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit, shteasi me iniciale A.M., është ndaluar nga policia.
Një grua ndërroi jetë dy ditë më parë në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës TiranëDurrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.