Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Autoblindat e Policisë së Kosovës largohen nga Leposaviqi

Lajme të ngjashëm

Serbët po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot në ditën e 15 të protestave në veri të Kosovës. Autoblindat e policisë të cilat kanë qenë të vendosura para objektit të komunës në Leposaviq gjatë ditës së sotme janë larguar.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ditën e sotme ka vizituar veriun e Kosovës, por nuk është prononcuar për media.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë larguar edhe telat me gjemba. Prej ditësh veriu i Kosovës është përfshirë në tensione, në ditët e para edhe të dhunshme, pasi serbët nuk pranuan kryetarët e rinj të komunave.

Kjo bëri që SHBA dhe Bashkimi Evropian të ashpërsonin retorikën ndaj Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Serbi, duke kërkuar që të riktheheshin sa më parë te dialogu.

Më shumë