Prej disa vitesh ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është shkëputur nga politika, për t’iu përkushtuar fondacionit të bamirësisë në emër të saj.
Jahjaga është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpalos aktiviktetin e saj të përditshëm.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme me anë të një deklarate, mirëpo nga nxitimi ka bërë një gafë.
Ish-presidentja e Kosovës ka harruar të heqë pjesën ku thotë ‘Përshkrim për nesër’ dhe e ka publikuar deklaratën të gatshme, por vetëm pak më vonë Jahjaga e ka korrigjuar atë.