Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Atentati në Milot ku u vra Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi, SPAK merr në dorë çështjen, në “sitë” kundërshtarët e shënjestrës

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos shoku i tij Ylli Brahimi.

Sipas Prokurorisë së Kurbini ky ishte një atentat i kryer nga një grup kriminal. Gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK, Altin Dumani.

Tashmë SPAK po heton të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit.

Kujtojmë se Brahimi, mik i Ervis Martinajt, po udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plumbave, ndërsa Preçi ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.  Në vitin 2021, Ylli Brahimi i mbijetoi një atentati në qendër të Milotit.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

 

Më shumë