Breshëria e plumbave ndaj lokalit të Fajton Muratit mbrëmjen e djeshme në “Don Bosko” mund të jetë kryer në inat e sipër, nga autorët të cilët e dinin se shënjestra nuk ndodhej në Shqipëri.
Kështu mendon gazetari investigativ Artan Hoxha, sipas të cilit, atentati që i mori jetën banakieres dhe plagosi 5 të tjerë, ka qenë më tepër një mesazh i fortë për Muratin duke nënkuptuar që nuk do të falet nga rivalët e tij.
Rivalët, sipas gazetarit Hoxha, me gjasë janë persona të lidhur me Ervis Martinajn.
Pjesë nga deklarata e Artan Hoxhës në emisionin “Të Paekspozuarit”:
Autorët, për mua, e kanë ditur që Fatjon Murati ka ardhur në Shqipëri dhe ka ikur. Dje Fatjon Murati ka qenë në avion kur ka ndodhur atentati. Por sot kemi një skuadër pushkatarësh që jaën në qarkullim, që janë më të rrezikshëm, dhe nuk kanë frikë të qëllojnë.
Fatjon Murati, të cilin thuhet se, unë nuk i kam parë letrat, por me vendim gjykate atij para disa javësh i janë sekuestruar një pjesë të pronave të veta dhe familjarëve. Ai nuk ndodhej në Shqipëri dhe atorët e kanë ditur këtë gjë. Është një atentat në dëshpërim e sipër, në inat e sipër, kë kanë gjetur nga njerëzit e tij e kanë mitralozuar dhe kanë ikur.
Fatjon Murati, për herë të parë ka dalë emri si person i shoqëruar nga policia në lidhje me atentatin në Fushë Krujë, është lënë i lirë. Është larguar nga Shqipëria, ka ardhur sërish. Në 8 tetor është ndaluar është gjetur në makinë me Indrit Doklen dhe Gentian Reçin, sapo kishin ardhur nga jashtë. Dokle ka dalë nga burgu dhe është me kusht. Qëndron jashtë, vjen firmos letrat dhe ikën. E ka marrë nga ana mjekësore pse duhet të qëndrojë jashtë.
Fatjon Murati u mbajt, të nesërmen u tha se Fatjon Murati ka lidhje me një sasi armësh që ishte gjetur në një banesë. Në një kuti u gjet shenja e gjurmëve të gishtave të Muratit. Në 28 tetor, gjyqtarja e nxorri në arrest shtëpie. Ky sa ka dalë nga burgu, për shkak se është target për t’u goditur, ai nuk ka qëndruar në Shqipëri. Është larguar nga Shqipëria. Në datën 6 mars, ky është kthyer në Shqipëri bashkë me Doklen dhe Reçin, të nesërmen në 7 policia ka shkuar dhe kanë firmos procesverbalin ata. Unë mendoj që atentatorët e kanë ditur që ai s’ka qenë.
Ata janë larguar ditën e premte nga Kosova në Stamboll, ku ka shkuar me motivacionin se duhet të bëjë një ndërhyrje mjekësore. Dy personat e tjerë kanë udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara. Historia nis me operacionin “Plumbi i Artë”, Dumani tha Ervis Martini më ka dhënë 100 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen. Policia është duke verifikuar një sërë personash që janë njohje e Vis Martinajt.