Shkrimtari durrsak, Bashkim Hoxha, ka promovuar librin e tij më të ri të titulluar “Asnjëherë të martën”.
“Të martën e kam pushim, nuk bëj vrasje. E kam ters”, kështu e nis Hoxha librin e tij, ngacmimi për të cilin i ka ardhur nga ngjarje reale.
Autori i romaneve të tjera të njohura si “Kronikat e mjegullës”, “Duartrokitësit” etj këtë herë sjell për lexuesin një dramë të shoqërisë, të zbërthyer në aspektin psikologjik.
Pavarësisht profilit të tij si vrasës serial, personazhi kryesor i romanit, Vladi, shpërfaq edhe aspektin njerëzor, të ndrydhur fort në subkoshiencë.
“Vladi ishte përqendruar dhe po përjetonte një gjë më të madhe, shumë më të madhe se një vrasje. Ai po sodiste perëndimin e diellit…”, shkruan Hoxha në një episod.