Është i vërtetë lajmi që ka shëtitur si mjegullnajë gjatë muajve të fundit në Tiranë se aktorja Sara Khan (Sadna) dhe Angad Hasija (Aleku) priteshin që më datë 14 shkurt ditën e Shën Valentinit të ishin të ftuar në Tiranë, për të dhënë një spektakël të madh në një nga qendrat e njohura tregtare.
Bisedimet për të pasur Sadnan dhe Alekun në Tiranë kanë nisur në muajin nëntor dhe kishin përparuar deri në konkludimin e një marrëveshje e cila ishte dakordësuar midis palëve. Por, opinion.al njofton se kjo marrëveshje nuk u finalizua për teknikalitete që lidheshin me anën financiare.
Të shumtë ishin shqiptarët që prisnin të shihnin në Shqipëri idhujt e tyre të kinematografisë indiane.