Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
5.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
25 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Arrihet marrëveshja: Kosova heq dorë nga gjobat, Serbia nuk do lëshojë targa ilegale

Lajme të ngjashëm

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell ka njoftuar se është arritur marrëveshje për çtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi marrëveshje”, shkruan Borrell në Twitter.

Sipas Borrell, palët kanë rënë dakord, përkatësisht që Kosova të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve dhe Serbia të mos lëshojë më targa ilegale me emrat e qyteteve të Kosovës.

“Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj EUSR-në, Miroslav Lajcak dhe palët për punën e palodhur”, shkruan Borrell.

Më shumë