Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Arrestohet 24-vjeçari nga Erseka për trafikim droge, një tjetër në kërkim

Lajme të ngjashëm

Një 24-vjeçar nga Erseka ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Kristi Pina, 24 vjeç, banues në Ersekë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pina dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit antidrogë “Restart 14”, policia e Korçës arrestoi pak ditë më parë Gjergji Bendo, 26 vjeç, Lentin Sulo, 29-vjeç, Mikel Kurtiqi 19-vjeç, pasi dyshohet se do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 14”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, kapën dhe ndaluan njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim gjatë operacionit, konkretisht:

-K.P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K.P., dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë