Një arratisje spektakolare ajo e 26 vjeçarit nga komisariati numër 3 në Tiranë. Ai mundi të shmangë tre punonjës të policisë. Një efektive femër e ka goditur me grusht e ndërsa dy të tjerët i ka shtyrë.
26 vjeçari ishte pa pranga në duar pasi kishte kërkuar leje për të shkuar në tualet por ka mundur t’ja mbathë me vrap nga komisariati pasi goditi policen dhe shtyu dy efektivët që mesa duket nuk janë përleshur me të kërkuarin e drejtësisë italiane, të dënuar me 10 vite burg për grabitje e pjesëmarrje në banda kriminale.
Pas ngjarjes dy punonjësit e policisë, madje edhe efektivja e cila u godit nga i dënuari, janë arrestuar nga uniformat blu. Policja është Arsela Hajdinaj me detyrë trupë shërbimi patrulle. As ajo dhe as Bajram Elezi me detyrë ndihmës specialist dhe përgjegjës i dhomave të sigurisë nuk kanë mundur të ndalin arratisjen e 26 vjeçarit.
Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorit.
Lexo edhe: Ekstradohet drej Italisë 34 vjeçari, shoku i tij u arratis dje nga komisariati i policisë