Arkeologët besojnë se kanë zbuluar tregimin më të vjetër në botë të rrefyer ndonjëherë, përmes disa pllakave të gdhendura.
E zbuluar në Turqinë juglindore, gdhendja është e rëndësishme sepse jo vetëm që përshkruan një tregim, që do të thotë një histori, por vetë gdhendja daton në mijëvjeçarin e nëntë pes – mbi 11,000 vjet më parë.
Gjetjet e këtij studimi u botuan nga arkeologia e Universitetit të Stambollit Eylem Ozdogan në revistën akademike Antiquity.
Kjo histori në veçanti tregohet në formën e gdhendjeve në Sayburç të Turqisë pranë kufirit me Sirinë.
Këto gdhendje përshkruajnë pesë figura në dy skena. Skena e parë përshkruan një njeri që mban penisin e tij në dorën e djathtë, me zgjatime të rrumbullakëta në gjunjë që nënkuptojnë se ai është i përkulur përpara ndërsa është ulur. Në të dy anët e tij qëndrojnë dy leopardë, secili me gojë të hapur me dhëmbë dhe bisht të dredhur, dhe një leopard që ka një penis të dukshëm.
Skena e dytë përshkruan një njeri tjetër, ky me penisin e tij në bark dhe të ulur poshtë. Në dorën e tij është ajo që duket të jetë një gjarpër, me kokën e drejtuar nga toka. Pranë burrit qëndron një dem, me të dy brirët e dukshëm.
Veçanërisht, skena e dytë ka njeriun me shpinë të kthyer nga tre figurat në skenën e parë.
Pra, çfarë do të thotë?
Ka disa gjëra që mund të thuhen menjëherë, veçanërisht kur krahasohet me gdhendjet e tjera neolitike.
Së pari, përdorimi i penisit duket se është kryesisht një formë për të treguar gjininë. Së dyti, mund të shohim se aspektet e rrezikshme të kafshëve, si dhëmbët e leopardit dhe brirët e demit, tregohen të theksuara.
Të dyja këto detaje janë të zakonshme në gdhendjet e tjera neolitike.
Ajo që është e ndryshme, megjithatë, është se dy gdhendjet formojnë një rrëfim, një histori më vete.
Për sa i përket kuptimit të historisë, mund të mos dimë specifika, por duket se është një tregim për marrëdhëniet mes njerëzve dhe kafshëve.
Arti i mëvonshëm neolitik do t’i tregonte njerëzit dhe kafshët të vendosura mbi njëra-tjetrën, si njerëz që mbajnë kafshë.
Por këto gdhendje kanë njerëz dhe kafshë në të njëjtin nivel horizontal.
“Fatkeqësisht, ndërsa gjuetari neolitik mund ta ketë njohur lehtësisht mesazhin e tij”, thanë arkeologët për LiveScience, “ne ende na mungon një kuptim i narrativës aktuale.”
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të mbetet një mister përgjithmonë.