Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë, teksa një familje kishte shkuar për piknik në parkun ekologjik Chipinque në San Pedro Garza García, Nuevo León.
Në momentin që ata shtruan drekën, një mysafir i paftuar iu bashkangjit tryezës së tyre.
Një ari i zi, kafshë e cila është e zakonshme për parkun, u ngjit mbi tavolinë dhe filloi të përlajë ushqimet e tyre, ndërsa gruaja bashkë me djalin e vogël nuk u ngritën nga tavolina, por ruajtën qetësinë, ashtu “të ngrirë” nga frika.