Karikaturisti i njohur shqiptar Arben Meksi, ka triumfuar në një konkurs ndërkombëtar që është mbajtur në Kanada, ku janë prezantuar 470 punime të 62 artistëve nga vende të ndryshme të botës.
Tema ishte “Liria e shtypit në botë” dhe punimi i Arben Meksit, të cilin e shikoni dhe në foto, ka fituar çmimin e “Ekselencës”. Konkursi ndërkombëtar për karikaturat zhvillohet çdo vit në Kanada, prej vitit 2000, dhe është nga më të rëndësishmit në botë.
Ky çmim i marrë nga zoti Meksi, është i dyti për Karikaturën shqiptare në një vend si Kanadaja, pas atij që ka marrë karikaturisti dhe piktori i njohur Ilir Pojani, vite më parë.
Punimi fitues i Arben Meksit u vlerësua jo vetëm për mesazhin dhe metaforën e goditur që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj. Çmimet janë shpallur nga një juri profesioniste më datë 3 Maj 2023.