Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë sot 55 vite burg për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Ky vendim i sotëm i Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, dhënë 3 vite më parë.
Vendimi i sotëm i Apelit të Posaçëm, 3 dhjetor 2021:
- Emiljano Shullazi – Dënohet me 14 vite burg;
- Gilmando Dani – Dënohet me 12 vite burg;
- Endrit Qyqja – Dënohet me 10 vite burg;
- Endrit Zela – Dënohet me 10 vite burg;
- Blerim Shullazi – Dënohet me 9 vite burg.
Pesë anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit janë dënuar me 55 vite burg për disa vepra penale, si “grup kriminal”, “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, etj. Edhe pse janë shpallur fajtor që në vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, vendimi është dhënë vetëm sot sepse ata kishin ankimuar në Apel.
Tre vite më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin dhe e dënoi me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet secili dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
Në më të shumtën e rasteve avokatët mbrojtës kanë munguar, e në disa raste gjyqtarët janë zëvendësuar për shkak të konfliktit të interesit. Por këtë herë, duket se Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar të vazhdojë më “lojën” me shtyrjen e gjyqeve, duke paralemëruar drejtpërdrejt të dënuarit se do gjykoheshin pa mbrojtje, dhe ashtu ka ndodhur.
Në këto kushte, dy të dënuarit duhet të mbroheshin vetë para togave të zeza.
Dy javë më parë, pas disa paralajmërimeve, trupa gjykuese arriti në konkluzionin se të pandehurit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi kishin mundësi financiare për të patur avokatë mbrojtës, por nuk e bëjnë këtë gjë pasi kërkonin shtyrjen e procesit.