Apeli i Posaçëm GJKKO ka lënë në burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllakon, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë përfitime të parregullta, për inceneratorin e Fierit.
Bëhet me dije se ka qenë SPAK që ka kërkuar masën “arrest me burg” për Bllakon për inceneratorët e Elbasanit.
Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së “shpërdorimit të detyrë”, kryer në bashkëpunim për inceneratorin e Fierit, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e “korrupsionit”.
Në këto kushte, Prokuroria Speciale ka kërkuar masë të dytë sigurie në GJKKO, masë “Arrest në burg”, kërkesë që sot është pranuar nga Apeli i GJKKO duke lënë në qeli ish-deputetn për aferën e inceneratorëve.