Postimi i fundit i Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, në rrjetet sociale ka lënë “gojë hapur” të gjithë ata që kanë bërë “klik” videon. Ai ka treaguar se di të kombinojë në mënyrën më perfekte diplomacinë e fuqisë më të madhe amerikane me muzikën. Në çeljen e një prej nismave më të reja të Diplomacisë Botërore të Muzikës, Blinken ka zbuluar një “ sekret”, talentin e tij të fshehur muzikor.
Para qindra të ftuarëve dhe miliona përdoruesve të rrjeteve sociale në të gjithë botën, Sekretari i Shtetit të SHBA me kiatare në duar u shfaq duke interpretuar këngën ikonike të 1954 “Hoochie Coochie Man”. Videoja e performancës së improvizuar muzikore të Antony Blinken që në momentin që ai e shpërndau në platformën X (ish-twitter) është bërë virale në mediat sociale, duke fituar admirimin dhe komentet e përzemërta mijëra përdoruesve. Talenti i tij i papritur muzikor dhe qasja unike ndaj diplomacisë e kanë bërë Blinken të dashur për shumë njerëz.
“Nuk mund të humbisja mundësinë sonte për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë. Ishte një kënaqësi për të nisur @StateDept Nisma e re e Diplomacisë Botërore të Muzikës”, ka shkruan Blinken krah videos.
Iniciativa Globale e Diplomacisë Muzikore përputhet me objektivat më të gjera të politikës së jashtme të SHBA-së. Kjo iniciativë synon të nxisë një ekosistem ku muzika jo vetëm që lulëzon, por gjithashtu kontribuon në barazinë ekonomike, forcon ekonominë krijuese, promovon përfshirjen dhe mundësitë shoqërore dhe rrit aksesin në arsim.
I couldn’t pass up tonight’s opportunity to combine music and diplomacy. Was a pleasure to launch @StateDept’s new Global Music Diplomacy Initiative. pic.twitter.com/6MUfTXO9xK
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 28, 2023