Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Ankimoi vendimin e masës arrest në burg, ja kur do të mbahet seanca për Fredi Belerin

Lajme të ngjashëm

Çështja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Himars, Fredi Belerit shkoi në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Mësohet se seanca ndaj tij pritet të mbahet më 1 qeshor në Apelin e GJKKO.

Dy avokatët e Belerit kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tyre të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë si dhe për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Vlorës.

Mirëpo, Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e shqyrtoi kërkesën e tyre duke ja kalaur në kompetencë si çështje GJKKO-së.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi, i cili është në “Arrest me burg” por prej arrestimit qëndron i shtruar në QSUT. Dhe miku i Belerit, ka probleme me zemrën.

 

Më shumë