Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar një marrëveshje për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull.
Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze konfirmoi se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Mësohet se në këtë marrëveshje të re udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me detaje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet.