Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku shqyrtohej ankimi i partive politike për zgjedhjet e 14 majit.
Mirëpo gjatë mbledhjes ka pasur dhe një moment të pazakontë, ku relatori ose anëtari i KAS, Ledio Braho ka ndërprerë seancën pasi policia bashkiake po vendoste gjoba. Dhe për disa minuta ai u largua nga mbledhja që të largonte makinën për mos u gjobitur.
“Na duhet ta ndërpresim për pesë minuta seancën, sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend ku nuk vendosen gjobat, kështu që, duhet të lëvizim makinat”, tha Ledio Braho.