Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga Policia greke në pikën kufitare Kakavijë.
Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është kapur ditën e djeshme gjatë kontrollit të pasaportës nga Rajoni i Kontrollit te Pasaportave Kakavijë, në bashkëpunim me rajonin policor të Pogonit.
Bëhet me dije se ndaj këtij shtetasi kishte urdhër arresti nga Prokuroria e Patras për “krijim, pjesëmarrje dhe drejtim i një organizate kriminale” dhe “raste veçanërisht të dalluara të trafikut të drogës”.