Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas aneksimit të katër rajoneve ukrainasve nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Peleshi e quan të paligjshëm këtë aneksim të rajoneve, teksa shkruan se qëndrimi i Shqipërisë, SHBA dhe BE është i qartë.
Ndër të tjera ia thotë se Shqipëria e kundërshton këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.
“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial” shkruan Peleshi.