Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Ambasadorja Kim takon Vlora Hysenin: Me rëndësi bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kryetaren e re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Në një njoftim për mediat, Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se Kim e uroi Hysenin për detyrën e rëndësishme. Ambasadorja Kim gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë të SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë kombëtare dhe inteligjencës.

“Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Kreu i SHISH, Vlora Hyseni gjatë takimit me ambasadoren Yuri Kim / Foto: Ambasada e SHBA Tiranë
Kreu i SHISH, Vlora Hyseni gjatë takimit me ambasadoren Yuri Kim / Foto: Ambasada e SHBA Tiranë

Më shumë