Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur në Kongresin e Arsimit, ku ka shprehur mbështetjen e SHBA për Shqipërinë.
Ajo ndër të tjera u shpreh se mbështetja në arsim është aq e rëndësishme sa edhe mbështetja në reformën në Drejtësi.
“Vetëm një muaj më parë ju hapët nëgociatat për vendin tuaj të drejtë në BE. Arsimi do të jetë kyç sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësihme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Europë dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndëishme sa mbështetja për Reformën në Drejtësi.
Në 31 vite shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime. Më e rëndësishme, vijnë këtu dhe shohin që Shqiëpria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një të ardhme të shkëlqyer. Amerikanë që kanë shërbyer në të gjitha zonat e kërtj vendi dhe e kanë quajtur Shqipërinë “shtëpinë e tyre të dytë”. Madje disa prej tyre e kanë mësuar gjuhën shqipe, diçka që për mua është e pamundur, dhe nuk do tja dal mbanë. Shumë amerikanë vinë si vullnetarë dhe kuptojnë se është shtëpia e tyre”tha Kim ndër të tjera.