Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Ambasadorja e SHBA në OKB vjen nesër në Tiranë, do të takohet me Yuri Kim

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të shprehë vlerësimin si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan se gjatë vizitës së Thomas-Greenfield nesër në Shqipëri do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.

@USAmbUN mbërrin nesër në Shqipëri për të shprehur vlerësimin për lidershipin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të #OKB-së për çështje në mbarë botën, përfshirë. Ukrainën; diskutojmë mënyrat për të forcuar partneritetin tonë; festojmë 100 vjetorin që nga krijimi i marrëdhënieve”, shkruan Yuri Kim.

Më shumë