Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Ambasada e SHBA kujton vizitën historike të presidentit George W Bush në Shqipëri

Lajme të ngjashëm

Ambasada amerikane në Tiranë kujton përmes disa pamjeve vizitën historike të presidentit George W Bush dhe bashkëshortes së tij, 16 vite më parë në Shqipëri.

Presidenti Bush u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë postkomuniste më 10 qershor 2007. Ai vizitojë dhe Fushë Krujën, ku sot nderohet me një statujë në qendër të qytetit.

“Sot është 16-vjetori i vizitës historike të Presidentit të SHBA George W Bush në Shqipëri. Presidenti Bush u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë postkomuniste më 10 qershor 2007.

Në nder të vizitës së tij në Fushë Krujë dhe mbështetjes së tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, qyteti zbuloi një statujë të Presidentit Bush në 2011. Ju kujtohet vizita historike e Presidentit Bush në Shqipëri?”, shkruan Ambasada e SHBA dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Më shumë