Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se me presidentin Bajram Begaj diskutuan për datën e zgjedhjeve vendore.
Ai u shpreh në një deklaratë për mediet se qëndrimi i PD, është që të vendoset një datë sa më herët brenda harkut kohor 15 prill-15 maj, në mënyrë që shqiptarët të kenë mundësi dhe vullnetin për të votuar në zgjedhjet vendore.
Alibeaj: Jam sot në një takim me Presidentin e Republikës, ku diskutuam disa ëështje, por më e rëndësishmja ësntë ajo që ka lidhje me zgjedhjet. I shpjegova presidentit se përsa i përket datës se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet, i sugjerova që duhet të jetë një datë sa më herët brend periudhës 15 prill-15 maj. Për një arsye të thjeshtë: se duhet që një orë e më parë do duhet t’u japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet.
Qëndrimi ynë është që të vendoset një orë e më parë data e zgjedhjeve brenda kësaj kohe. I kërkova presidentit që kur të flasë, të jetë një moment i tillë, që të mos bëhet pengesë për miratimin e reformës territoriale. I kërkova që të mund të shprehej pas datës 21 tetor, për të mos krijuar keqkuptime.
Lexo edhe: Alibeaj dhe Bardhi mbërrijnë në Presidencë, nis takimi me Begajn, ja çfarë po diskutojnë