Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Ali Ahmeti viziton prindërit e Hashim Thaçit: Për t’ju dhënë zemër e forcë, djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së

Lajme të ngjashëm

Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zv/kryeministri Artan Grupi, Ahmeti është takuar me prindërit dhe të afërmit e Thaçit.

“Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës.

Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë! Liria ka emër”, shkruan Ali Ahmeti.

Pak ditë më parë, në Kosovë ishte dhe vetë Hashim Thaçi, pasi nëna e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe autoritetet e paraburgimit në Hagë i dhanë leje. Ish-presidenti qëndroi disa orë me familjen e tij në Kosovë dhe u rikthye në qeli, në Holandë.

Kujtojmë se, katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në paraburgim janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi.

Më shumë