Tsipras, ndryshe nga kryeministrat paraardhës ka vendosur të bëj një betim laik pa praninë e kryepeshkopit të Greqisë, një traditë disa vjeçare në Greqi
Aleksis Tsipras, i Syrizas është tashmë zyrtarisht kryeministri i ri i Greqisë. Lideri i partisë radikale të majtë është betuar pak minuta më parë në selinë e presidencës greke përball kreut të saj, Karolos Papoulias.
Tsipras, ndryshe nga kryeministrat paraardhës ka vendosur të bëj një betim laik pa praninë e kryepeshkopit të Greqisë, një traditë disa vjeçare në Greqi.
Ai do të formojë qeverinë e re greke në bashkëpunim me partinë radikale të djathtë “Grekët e Pavarur”.
Përzgjedhja e Aleksis Tsipras në krye të Greqisë ka sjell reagime të ndryshme në Europë, ku më i ashpri ishte kryeministri britanik David Cameron, i cili u shpreh se fitorja e Syrizas rrit pasigurinë në BE.