Kompania Albpetrol sh.a licensohet me një afat 10 vjecar për aktivitetin e furnizimit të gazit natyror në shitje me pakicë.
Lajmi është botuar edhe në faqen zyrtare të ERE ndërkohë që bordi I kësaj strukture me vendimin nr.90 licensoi shoqërinë për këtë aktivitet.
Në një vendim të pak ditëve më parë ERE bëri me dije se nga ana e shoqerise Albpetrol sh.a ishin plotësuar shumica e kushteve të kërkuara për marrjen e licencës 10 vjeçare gjithesesi Albpetrol sh.a ju kërkua që të paraqesë disa vërtetime shtesë.
Bordi i ERE-s, vendosi: Të licencojë shoqërinë “ALBPETROL” sh.a., në aktivitetin e furnizimit të gazit natyror (shitje me pakicë), për një afat 10-vjeçar, me kusht që brenda 3 (tre) muajve nga marrja dijeni e këtij vendimi të depozitojë në ERE:
a. Vërtetimet e Gjykatës dhe të Prokurorisë për administratorin e ri te saj, dhe Vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë për vetë shoqërinë “ALBPETROL” sh.a., me data të përditësuara;
b. Deklarime të lëshuara prej autoriteteve përkatëse për shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe sigurimeve shoqërore, në masën që këto detyrime janë plotësuar prej Aplikantit” thuhet në vendimin e ERE
Gjithashtu shoqeria Albpetrol sh.a duhet et depozitoje ne ERE perpara fillimit te operimit Dokumentacionin Pronesor dhe Lejet Mjedisore ne Origjinal ose te njesuar me origjinalin.