Albin Kurti ka folur gjatë sot në një konferencë për medie, ku ndër të tjera, u ndal te kërkesa për shtetet mike të Kosovës që të shpallin terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Gjithashtu u ka bërë thirrje sulmuesve që arritën të largoheshin, që të dorëzohen ose të esktradohen te organet kompentente. I pari i qeverisë së Kosovës deklaroi:
“Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet që të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtete tona mike, aleate, ashtu siç bëri Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai ndër të tjera.