Beogradi është “ngritur në këmbë” pasditen e sotme pas raportimit për 12 bomba. Sipas mediave vendase mësohet se në adresën e emailit të disa mediave në Serbi është nisur një mesazh duke ngritur alarmin se në 12 lokacione në Beograd janë 12 bomba.
Mësohet se bëhet fjalë për një konvikt studentor, Ambasadën e Bjellorusisë, në restorantin KFC, në aeroportin “Nikola Tesla”, në Qendrën Tregtare Delta City dhe lokacione të tjera në Beograd.
Menjëherë është njoftuar policia të cilët me ekipet e çmonetimit të bombave kanë shkuar në pikat ku pretendohet se janë vendosur eksplozivë.