Kryeministri Edi Rama është pyetur në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, në lidhje me akuzat e opozitës për Taulant Ballën, i cili sipas këtyre të fundit është i përfshirë në ngjarjen e vrasjes së avokatit të Elbasanit, Ravik Gurra.
Rama tha se vetëm faktet janë ato që vërtetojnë këto akuza. Ai u shpreh shkurtimisht duke thënë se se është vënë në dispozicion vetëm të vërtetës dhe se akuzuesit e Ballës le të sjellin fakte nëse i kanë.
“Si mund të ketë jë të vërtetë tjetër përves asaj të fakteve. Nuk merrem me thashetheme, ajo janë gënjeshtra të mëdha. Nëse ka fakte, është detyrë e akuzuesve që të sjellin fakte.I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë.
Unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtëtë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte”, u shpreh Rama.