Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Akuzat e ish-ambasadorit Tarifa për Ilir Metën, Petrit Vasili i del në mbrojtje Presidentit, i kujton 150 mijë dollarët

Lajme të ngjashëm

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, me anë të një letre të hapur ka hedhur akuza të rënda ndaj Presidentit Ilir Meta. Tarifa shprehej në letër se Meta i ka hapur luftë SHBA-së, ndaj do të ksihte fatin e Sali Berishës, i cili u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por në mbrojtje të Metës ka dalë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka shpërndarë një artikull të “standard.al”, në të cilin publikohen shkeljet e Fatos Tarifës kur ka qenë ambassador në SHBA.

Artikulli i “standard” tregon një lajm të vitit 2010 nga Zëri i Amerikës, ku thuhej se shkeljet në ambasadën shqiptare në SHBA gjatë drejtimit të Tarifës shkonin në 150 mijë dollarë. Gjithashtu në artikull thuhet se Tarifa është denoncuar nga një biznesmen në vitin 2005, sepse i kishte kërkuar para’ atij, pasi biznesmeni donte të investonte në Shqipëri.

LEXO EDHE: TRONDIT ish-ambasadori i Shqipërisë në Uashington, akuza ndaj Ilir Metës: Të pret i njëjti fat si Sali Berisha, i ke shpallur luftë SHBA-së

Më shumë