Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se Edi Rama është kundër perspektivës europiane të Kosovës.
Shehu nënvizon se Rama nuk e do Kosovën dhe as përbashkimin, por bën vetëm propagandë.
‘Pasi perdori krimin për pushtet tani Edi Rama po përdor Kosovën për të kërcënuar Europën vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij.
Nëse do të donte vërtet Kosovën Edi Rama nuk do të mbështeste ndarjen e saj, nuk do tu vendoste traun kosovarëve e shqiptarëve, Shqiperia nuk do të ishte vendi i dytë pas Serbisë me tarifat me të larta për Kosovën, dhe nuk do bëhej një shkak më shumë për pengimin e liberalizimit të vizave ndaj Prishtinës, përdorimi i Kosovës për interesa personale është kriminale’, shkruan Shehu.
Postimi i Tritan Shehut:
Edi Rama po i ben nje dem te madh Kosoves, dialogut te saj me Serbine dhe njohjeve nderkombetare me kercenimet per Bashkimin me Shqiperin, ose sic e quajne jo miqt tane per “Shqiperin e Madhe”. Pasi perdori krimin per pushtet tani Edi Rama po perdor Kosoven per te kercenuar Europen vetem e vetem per te mbrojtur pushtetin e tij.
Nese do te donte vertet Kosoven Edi Rama nuk do te mbeshteste ndarjen e saj, nuk do tu vendoste traun kosovareve e shqiptareve, Shqiperia nuk do te ishte vendi i dyte pas Serbise me tarifat me te larta per Kosoven, dhe nuk do behej nje shkak me shume per pengimin e liberalizimit te vizave ndaj Prishtines, Perdorimi i Kosoves per interesa personale eshte kriminale. Teza e loja “nacionaliste” e gjoja bashkimit te Shqiperise me Kosoven eshte ne dem te perspektives europiane te Shqiperise, Kosoves, te Rajonit e te stabilitetit te tij. Kjo demagogji shkon ndesh me interesat tona kombetare te bashkimit real te te gjithe shqiptareve neser, si vende pa kufije ne BE.