Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug, është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij ka sjellë dje në jetë djalin e tyre që erdhi si një bekim në jetën e çiftit. Ata kanë zgjedhur që të voglin e tyre ta quajnë, Kurt Efe.
“E morën në krahë Kurt Efe, është i shëndetshëm. Lumturia jonë nuk përshkruhet me fjalë. Unë dhe Basak iu falënderojmë për urimet tuaja”, shkroi aktori i famshëm në një postim në Twitter.

Başak Dizer ka thënë se kanë zgjedhur pikërisht këtë emër për djalin e tyre, pasi dyshja u takuan kur aktori luante në filmin “Kurt Seyit dhe Şura”, shumë i ndjekur nga publiku shqiptar.
