Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
4.6kmh
40 %
Hën
19 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Aksidenti tragjik me tre viktima në Rrugën e Arbrit, arrestohet shoferi i mjetit me targa angleze (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një ditë pas aksidentit tragjik me tre vitima në Rrugën e Arbrit, Policia ka arrestuar sot shoferin e mjetit tip Benz me targa angleze, i cili u përplas me mjetin në të cilin po udhëtonin viktimat.

Bëhet fjalë për shtetasin Edison Lazri 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Nga aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Arbrit, humbën jetën 3 persona, mes tyre dy vëllezërit, Kujtim Istrefi dhe Murat Istrefi, si dhe shtetasja Lulzime Istrefi, bashkëshortja e njërit prej viktimave. Ndërkohë mbetën të plagosur 4 persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më shumë