Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën e Arbrit.
Bëhet me dije se një makinë që drejtohej nga një grua, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës së Arbrit.
Drejtuesja e mjetit, rreth 40 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.