Dita e parë e fundjavës e gjen autostradën Tiranë – Durrës të ngjeshur me automjete që shpejtojnë për të kapur plazhin.
Mes fluksit të makinave përgjatë autostradës raportohet për newsbomb.al një aksident mes tre automjeteve, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tre automjete dy prej të cilave shqiptare dhe një me targa të kosovës, janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Maminas”, ashtu siç shihet edhe në video, raportohet se policia dhe një ambulancë ishte në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar situatën.
Ndërkohë që forcat e shtuara të policisë rrugore shihen përgjatë gjithë autostradës por mesa duket shoferët janë te pakujdesshëm duke u krijuar edhe situata të tilla. E.Mema/newsbomb.al