Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Aksident në Fier, shoferi përplas efektivin e Rrugores me motor

Lajme të ngjashëm

Një punonjës i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të shtune në Fier, si pasojë e një aksidenti. Ai është përplasur nga drejtuesi i një mjeti tip “Ford”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Sipas pasojë e përplasjes, efektivi i Rrugores ka marrë lëndime dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton Policia Rrugore.

Më shumë