Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në lagjen Nr.16 në qytetin bregdetar, ku një mjet me drejtues shtetasin G.M, 26 vjeç, ka përplasur një tjetër makinë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi me ininciae A.C, menjëherë është dërguar drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të aksidentit.