Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Mat. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet me të cilin po udhëtonin dy tusitë të huaj ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Automjeti ka rënë 50 metra në greminë, ndërkohë dy turistët të cilët ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur.
Menjëhrë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë si dhe ambulanca e cila ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve tdrejt spitalit të Traumës në Tiranë.